Ushtarët zviceranë po përballojnë Covid-19 duke shërbyer në… shtëpi!

ATSH-AFP/ – Për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Covid-19 në kazermat e saj, ushtria zvicerane ka vendosur që disa mijëra rekrutë të saj do të fillojnë shërbimin e tyre ushtarak në shtëpi.

“Kjo është një gjë krejt e re”, pranon Daniel Reist, zëdhënësi i ushtrisë zvicerane, i cili shton se “kjo është zgjidhja ideale”.

E konsideruar si një shtyllë e kombit, ushtria zvicerane është e organizuar si një milici: e mbikëqyrur nga disa mijëra profesionistë, rekrutët duhet të kryejnë shërbimin ushtarak të paktën katër muaj përpara se të thirren çdo vit për të marrë pjesë në seancat e trajnimit.

Këtë vit, rreth 15 000 të rinj dhe të reja zviceriane u desh të bënin shërbimin e tyre ushtarak, të quajtur gjithashtu “shkollë rekrutimi”.

Por, në rast të një mbërritje masive midis këtyre të të rinjve të infektuar me Covid-19, ushtria kishte frikë se nuk kishte kapacitetin për t’u kujdesur për ta./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close