Dreka e kobshme e janarit 1953

/Blerim Latifi

Ishte janari i vitit 1953. Tito kishte lënë Beogradin dhe ishte nisur në drejtim të Splitit. Atje ishin bërë të gjitha përgatitjet e duhura për drekën speciale të cilën diktatori jugosllav po e shtronte për një mik të tij special. Fjala ishte për ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Mehmet Fuat Kopruly. Kopruly ishte pinjolli i fundit nga familja Kopruly, e cila gjatë shekujve 17 e 18 kishte arritur deri në majat më të larta të pushtetit osman.

Kjo familje ishte me origjinë shqiptare por, duke qenë krejtësisht e asimiluar, njerëzit e saj nuk kishin bërë asgjë për atdheun e të parëve. Këshilltarët e Titos ia kishin tërhequr vërejtjen atij se mbase origjina shqiptare e ministrit turk do të përbënte ndonjë pengesë për planet që kishte në mendje Tito, por ai ua hoqi merakun shpejt :- Mos u shqetësoni, miku im është më turk se turqit. Dreka kaloi në mënyrë shumë miqësore. Tito, që kërcenohej nga një pushtim i mundshëm sovjetik, kërkonte gjithandej mbështetës, dhe Turqia ishte një shtet shumë i përshtatshëm për të qëndruar në anën e Jugosllavisë. Kështu lindi Pakti Jugosllavi- Turqi-Greqi.

Pjesë e këtij pakti ishin edhe kërkesat dypalëshe, të cilat u shtruan në Drekën e Splitit. Ministri turk, me origjinë shqiptare, i kërkoi Titos që të krijohej pakica turke në Kosovë, ndërsa Tito, nga ana e tij, e rihapi çështjen e Konventës së vitit 1938 midis qeverisë jugosllave dhe qeverisë turke për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në Turqi. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord rreth këtyre dy çështjeve. Në Kosovë do të sajohej shpejt një pakicë turke, e cila kurrë nuk kishte ekzistuar, ndërsa të dy palët do të nisnin menjëherë punën që të rifillonte shpërngulja e shqiptarëve drejt Turqisë. Pjesa tjetër e historisë njihet gjerësisht.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close