Ish kryetari i Gjykatësve të EULEX-it, Malkolm Simmons, ka dal me një deklaratë preliminare drejtuar Parlamentit të Kosovës.

Në vazhdim gjeni të plotë deklaratën e tij:

“Është thënë se Parlamenti i Kosovës nuk ka kompetenca të rishqyrtoj mënyrën se si Misioni Evropian ka administruar me drejtësinë në Kosovë. Une nuk pajtohem me këtë.

Unë jam dërguar në EULEX nga Zyra e Jashtme edhe e Komonueltit Britanik. (UK Foreign & Commonwealth Office). Caktimi im është konfirmuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës e pastaj edhe zyrtarisht jam caktuar në këtë pozitë nga Kryetari i Kosovës. Më vonë unë kam shërbyer si Gjyqtar nëpër Gjykatat e Kosovës. Unë jam përfshirë në administrimin e drejtësisë në Kosovë. Lëndët të cilat unë dhe kolegët e mij gjyqtarë të Kosovës i kemi kryesuar kanë përfshirë qytetarët e Kosovës dhe/ose veprat penale të kryera në Kosovë. Me rëndësi është se gjyqtarët e EULEX-it kanë administruar drejtësinë në emër të popullit të Kosovës. Prandaj, mendoj se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të kërkojnë se si është administruar drejtësia në emrin e tyre.

EULEX dhe Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm (European External Action Service) vazhdojnë të pohojnë se une jam shpallur përgjegjës nga bordi disciplinor për sjellje të papranushme, se gjykata Angleze i ka hedhur poshtë pretendimet e mija për sjellje të papranushme kundër EULEX-it dhe SHEVJ (EEAS) dhe se si pasojë provat e mija nuk mund të pranohen si të besueshme. Unë do të merrem radhazi me secilen nga këto qeshtje.

Është korrekt se procedurat disciplinore kishin filluar kundër meje. Eshtë gjithashtu korrekt se bordi disciplinor më kishte shpallur fajtor. Unë nuk e kontestoj asnjërën. Mirëpo, procesi disciplinor ka qenë një lojë mashtuese. Ky process ka qenë i inicuar nga stafi i lartë i SHEVJ (EEAS) të cilët i kisha akuzuar për sjellje të papranueshme të rëndë. Personat e njëjtë kanë inicuar hetime disciplinore dhe pretendimet e tyre i kanë referuar te bordin disciplinor. Personat e njëjtë kanë komplotuar me hetuesit dhe me antarët e bordit disciplinor. Konspiracioni për shtrembërim të kursit të drejtesisë nuk është ndalur këtu. Ky konspiracion ka shkuar deri në maje të SHEVJ (EEAS).

Zyra Britanike e Shërbimit të Jashtëm dhe të Komonueltit (UK FCO) gabimisht ka deklaruar se unë e kam raportuar sjelljen e papranueshme të stafit të EULEX-it vetëm pasi që jam bërë subjekt i procedurave disciplinore. Kjo nuk ka qenë korrekt. Që nga viti 2013 unë kam raportuar te instancat Britanike të SHJK (FCO) për sjellje serioze të papranueshme të stafit të EULEXIT, duke përfshirë kryerjen e veprave penale dhe ndërhyrjen e managjmentit të lartë të EULEX-it në proceset gjyqësore penale. Zyra Britanike e SHJK (UK FCO) ka refuzuar të intervenojë apo të më ofrojë mbështje në qfarëdo mënyre.

Në vitin 2016 një gjyqtar nga shtetet anetare të UE, i punësuar në EULEX, në mënyrë të paligjeshme ka qasur në posten time elektronike (email) private. Kopjet e emailave të mija pastaj u janë dërguar stafit të lartë të SHEVJ (EEAS). Këto emaila kanë shpalosur se unë kam qenë sinjalizuesi i zëshëm dhe se kisha raportuar pranë Qeverisë Britanike dhe pranë Agjensisë Evropiane kundër mashtrimit për qeshtjet të rënda shqetësuse brenda Misionit të Eulexit në Kosovë duke përfshirë kryerjen e veprave penale.

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm i ka filluar procedurat disciplinore kundër meje vetëm pas zbulimit të emailave të mija private.

Personat në krye të atyre procedurave disciplinore kanë qenë personat e njëjtë të cilët i kishin marrë emailat e mija private dhe personat e njëjtë të cilët i kisha akuzuar për sjellje të rëndë të papranueshme. Hetuesit, duke përfshirë edhe një ish-Gjyqtar të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë gjithashtu i kanë pasur në posedim emailat e mija private. Ky është i famshmi “ish gjyqtari i Gjykatës Eurpoiane të Drejtësisë” të cilit shpesh EULEX dhe UE i referohen në mënyrë që procesit të tyre të rrejshëm disciplinor ti mveshen grimca besueshmerie.

Unë kam kërkuar hetim të pavarur në lidhje me piraterinë e emailave të mija private. Ajo kërkese është refuzuar nga SHEVJ (EEAS). Në vend të kesaj, hetimi është bërë nga ana e EULEX-it. Kur kam insistuar të intervistohej një ish Gjyqtar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili ishte duke hetuar pretendimet kundër meje, unë jam informuar nga Bernd Thran, Zëvendës Kryesusei i Eulexit, se hetmi në lidhje me piraterinë në emailat e mija ishte “mbyllur”. Mua nuk më është dhënë kurrfarë sqarimi për këtë.

Përkundër “kërkesave të shumta” të Zyres Britanike të SHJK (UK FCO), SHEVJ (EEAS) ka dështuar të inicojë hetim të pavarur në lidhje me qasjen e paligjeshme ne emailat e mija private.

Përfaqesuesja e Lartë kurrë nuk e ka mohuar se SHEVJ (EEAS) ka pranuar kopjet e emailave të mija private. Përfaqesuesje e Lartë ka refuzuar të inicojë një hetim të pavarur dhe transparent në lidhje me qasjen e paligjeshme në emailat e mija private përkundër kërkesave të vazhdueshme të Qeverisë së Mbreterisë së Bashkuar.

Pretendimet kundër meje janë referuar nga personat të cilët i kam akuzuar për sjellje të rëndë të papranueshme pranë Bordit Disciplinor. Bordi ka qenë i përberë nga tre antarë. Vetëm njeri nga antarët e bordit ka qenë Gjyqtar. Prej dy antarëve tjerë, njëri ka qenë avokat që ka qenë duke punuar brenda sistemit të UE dhe tjetri Zyrtar Logjistike i punësuar në SHEVJ (EEAS) i cili ka qenë vartës i të njëjtit person që e kisha akuzuar për sjellje të rëndë të papranueshme.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka bërë shumë të qartë në vendimet e saj se në procedurat disciplinore kundër gjyqtarëve shumica e bordit duhet të përbehet nga gjyqtarët. Në rastin tim vetëm njëri nga anëtarët ka qenë gjyqtar.
Ky nuk ishte vetëm abuzim i procesit disciplinor. Bordi i ka injoruar provat e rëndësishme shfajësuese. Avokatët e mij ja kanë dorëzuar Bordit tri deklarata të shumë të rëndesishme, shfajësuese, të dëshmitarit. Dy nga ato deklarata kanë qenë nga Gjyqtarë të Lartë. Ato deklarata janë injoruar nga ana e Bordit. Në fakt, Bordi as qe iu është referuar atyre dëshmitarëve në vendimin e tij.

Më tutje, unë nuk kam qenë present kur Bordi i ka egzaminuar dëshmitarët tjerë të rëndesishëm. Në vend të kësaj, mua më është dërguar atë që Bordi iu është referuar si “rezume” e provave te tyre. Unë nuk e kam pasur mundesine ti sfidoje provat e tyre apo ti shtroj pyetjet e mija.
Procesi disciplinor ka qene nje mashtrim i dizajnuar nga SHEVJ (EEAS) në mënyrë që ti ofroj të dhëna për të më larguar mua. Kurrë nuk e ka pasur qëllimin ta zbulojë të vërtetën..

Une kam parashtruar ankesë e cila është dëgjuar nga Bordi i Apelit i përbërë nga tre gjyqtarë të UE. Kjo ankesë është degjuar në Maj 2019.

Bordi i Apelit nuk e ka shqyrtuar substancën e pretendimeve që ishin bërë kundër meje. Vendimi i Bordit te Apelit ka qenë i ndotur me pasaktësi faktike dhe ka arritur në konkludime të pambështetura me fakt apo me ligj. Mirëpo, ajo që ishte më shqetësusese ka qenë konkludimi i Bordit të Apelit për qështjet që kanë të bëjnë me procesin disciplonor dhe në veqanti me përberjen e Bordit Disciplonor.

Although legally and structurally flawed, the decision of the Appeals Board supports the following conclusions:

(a) nuk është kusht që bordi disciplinor, që e dëgjon ndonjë ankesë kundër një gjyqëtari, të përbehet nga shumica e gjyqtareve dhe

(b) ka qene jo relevante pse njeri nga anetarët e bordit ka qenë i punësuar në departamentin që i ka filluar procedurat disciplinore dhe (i) vartës i personit qe i ka inicuar procedurat disciplinore dhe (ii) vartës i personit të cilin si subjekt të procedurave disciplinore e kam akuzuar për sjellje të papranueshme.

Vendmi i Bordit të Apelit:

-I ka INJORUAR vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut të cilat kanë konkluduar se sa i përket procedurave disciplinore kundër gjyqtarëve egziston kushti i “pjesëmarrjes subsanciale të gjyqtarëve në trupin relevant disciplinor”- me fjalë tjera se paku shumica e tyre.

-E ka INJORUAR Kapitullin Evropian të Këshillit të Evropës mbi statutin e Gjyqtarëve i cili, duke iu referuar përberjes së bordeve disciplinore, tregon në paragrafin 5.1 “se paku gjysma e atyre antarëve duhet të jenë gjyqtarë të zgjedhur”.

-E ka INJORUAR Kapitullin e Gjyqtarëve në Evropë (Asociacioni Evropian i Gjyqtarëve) të vitit 1997 që thote se “9. Sanksionet Disciplinore për sjellje të papranueshme juridike duhet ti besohen një trupi të përberë nga anetarët e gjyqesisë në përputhje me rregullat fikse procedurale”.;

-E ka INJORUAR opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtareve Evropian Nr.1 (2001) i cili e ka komplimentuar Kapitullin Evropian deri në atë shkallë ku udhëzon që procedurat disciplinore kundër gjyqtarëve të kryhen nga një autoritet “me përfaqësim substancial gjyqësor i zgjedhur në mënyre demokratike nga gjyqetarë tjerë”. Me fjalë tjera, së paku shumica;

-E ka INJORUAR Asociacionin Ndërkombëtar të Gjyqtarëve në Kapitullin Universal të Gjyqtarëve i cili në Nenin 7 pohon se “Procedurat Disciplinore duhet të kryhen nga trupa të pavarur që perfshinë shumicën e gjyqtarëve”

-E ka INJORUAR Komisionin e Venecias i cili rekomandon se procedurat disciplinore kryhen nga Këshillat Gjyqësor. Në Kosovë masat disciplinore kryhen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe dëgjohen nga një panel i përberë me shumicë gjyqtare. Më tutje, sa i perket të gjitha procedurave tjera disciplinore të parashtruara kundër gjyqtarëve të EULEX-it shumica e panelit ka qenë e përbërë me gjyqtar;

-E ka INJORUAR Nenin 6 të Kapitullit Evropian për të Drejtat e Njeriut (ECHR) i cili pohon se “ Në percaktimin e të drejtave të tija civile dhe obligimeve….të gjithë e kanë të drejtën e seancave të drejta dhe publike brenda një kohe të arsyeshme nga një tribunal i pavarur dhe i paanshëm i themeluar me ligj.”

Në rastin tim tribunali nuk ishte i themeluar me ligj. Kjo ishte shkelje e qartë e Planit Operativ të EULEX-it, Kodit te Sjellejes si dhe praktikave të mëparshme. Qështjet disciplinore që kanë përfshirë gjyqtarët që kanë shërbyer Brenda EULEX-it në Kosovë janë përcaktuar nga një shumicë gjyqtarësh.

Me tutje, një anëtar i Bordit ka qenë i punësuar në SHEVJ (EEAS), në departamentin që i kishte inicuar procedurat disciplinore kundër meje; antari i Bordit ka qenë vartës i personit i cili kishte inicuar procedurat disciplinore kundër meje dhe vartës i personit të cilin e kisha akuzuar për sjellje të papranueshme serioze. Ky nuk ishte tribunal i pa-anshëm dhe kurrë nuk e ka pasur qëllimin të funksiononte si i pavarur. SHEVJ (EEAS) ka dëshiruar një përberje të panelit që mund të manipulohej për të marrë vendim kundër meje.

-Prandaj, jo vetëm që Bordi në rastin tim nuk ishte i përbërë nga një shumicë gjyqtarësh, në kontraditë të plotë me ligjin dhe praktikat ndërkometare, por Bordi nuk ishte as i pa-anshëm. Kjo ishte shkelje fundamentale e Nenit 6 te Kapitullit Evropian për të Drejtat e Njeriut (ECHR) -një nga parimet themelore të drejtësisë të cilën UE pretendon ta promovojë.

Unë e kam dorëzuar ankesën pranë Ombuds-personit Evropian. Ankesa ime ka qene e përqendruar rreth përberjes së panelit dhe ka përfshirë me sa vijon:

– faktin se njeri nga antarët e bordit ka qenë i punësuar në departamentin që kishte inicuar procedurat disciplinore;

– faktin se anëtari i Bordit ka qenë vartës i personit që kishte inicuar procedurat disciplinore kundër meje; dhe

– faktin se anëtari i Bordit ka qenë vartës i personit të cilin e kisha akuzuar për sjellje të rëndë të papranueshme.

Me ankesen time në fillim është marrë një zyrtar i rangut të ulët. Pastaj kam hetuar se lëndën time e kishte marrë vet Ombuds-personja. Pasi që kishte pranuar se ankesa ime ishte e pranueshme, Ombuds-personja e UE e kishte lëshuar vendimin se ajo nuk do të hetonte ankesen time. Pse? Pra, pergjigja është shumë e qartë. Nëse ajo do ta kryente hetuesinë e ankesës time, KONKLUDIMIN E VETEM që ajo do të mund ta arrinte do të ishte se Bordi ishte themeluar gabimisht dhe se kishte pasur shkelje të qarta dhe të rënda të Nenit 6 te Kapitullit Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Ky ishte shembulli më i qartë dhe shkelje flagrante ku një institucion i UE e mbron një institucion tjetër të UE – duke preferuar një veprim të shpejt politik mbi atë të sundimit të ligjit.

Asnjëra nga ankesat e mija për sjellje të papranueshme që i kam bërë kundër SHEVJ (EEAS) dhe EULEX-it nuk janë nenshtruar një hetimi të pavarur. EULEX dhe SHEVJ (EEAS) vazhdojnë të pohojnë se unë kam dështuar të bashkëpunoj me hetuesit e pavarur. Kjo është gënjeshtër. Personat e zgjedhur nga SHEVJ (EEAS) për të udhëhequr me hetimin e pretendimeve të mija për sjellje të papranueshme kanë qenë personat e njëjtë të cilët i kisha akuzuar për sjellje të papranueshme serioze. Ata dhe hetuesit kanë qenë në posedim të emailave te mija private. Këtu është përfshirë i famshmi “ish Gjyqtari i Gjykatës Evropiane” rreth të cilit të gjithë kemi dëgjuar aq shumë. Në ato e-maila është qasur në mënyrë të paligjshme nga llogaria ime private e e-mail dhe kane shpalosur se une isha sinjalizuesi i zëshëm. Prandaj, personat të cilët i kisha akuzuar për sjellje të papranueshme e kanë udhëhequr hetimin e vet sjelljeve të tyre të papranueshme! Jam i sigurt se nuk mund t’ju ikë pa e hetuar nje absurditet absolut të tillë.

Në shumë raste i kam shkruar Ambasadorëve të UE në Bruksel si dhe SHJK Britanik (UK FCO). Ata i kam informuar se hetimet kundër meje ishin një karradë për arsye të cilave iu referova, dhe se hetimi i pretendimeve të mija për shkelje të papranueshme serioze nuk ka qenë i pavarur dhe transparent. Ambasadorët e UE thjesht më kanë injoruar. SHJK Britanik (UK FCO) është përgjigjur se ata ishin të kënaqur që të dy hetimet ishin tërësisht të drejta dhe të pavarura. Duke e marrë parasysh se atyre ju kam thënë atë qka ju thashë juve, ju mund të mendoni se si është e mundur që ata të arrijnë në një konkludim të tillë.

Ambasadorët e UE dhe të SHJK Britanik (UK FCO) i kanë mbyllur sytë ndaj abuzime të qarta të cilat kishin ndodhur në Kosovë, duke zgjedhur veprimin e shpejt politik mbi atë të sundimit të ligjit.

Në fund, është korrekt se Tribunali i Punës në Angli e ka hedhur poshtë lënden time kundër EULEX-it dhe SHEVJ (EEAS). Tribunali nuk ka konkluduar se pretendimet e mija ishin të pavërteta. Tribunali nuk e ka shqyrtuar substancën e pretendimeve të mija. Tribunali e ka hedhur poshtë lënden time me të vetmen arsye se tribunali ka konkluduar që nuk ka pasur kompetenca për ti degjuar pretendimet e mija. Kjo ishte e vetmja arsye. Në të vërtetë, avokati që ishte paraqitur në emër të EULEX-it dhe SHEVJ (EEAS) para tribunalit asnjëherë nuk ka thënë se pretendimet e mija nuk ishin pa merita apo që ato kanë merituar të dëgjohen para gjykatës. Kundërshtimi i vetëm i tyre ka qenë që gjykata që duhet të merret me këtë qeshtje duhet të jetë në Bruksel në vend të Londrës. Pohimi i EULEX-it se tribunali i ka hedhur poshtë pretendimet e mija ishte pohim disorientues-dhe se vet EULEX-i ka pasur qellime disorientimi.

Pse cilado prej këtyre pikave është e rëndësishme?

– Është me rendësi sepse kjo e demonstron se UE nuk e respekton të drejtën e të pandehurit për gjykim të drejtë, që mbrohet me Nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejta e Njeriut; (ECHR)
– Është me rendësi sepse kjo demonstron në mënyrën më të qartë të mundeshme se UE është gati të manipulojë me proceset ligjore për ti arritur objektivat politike;
– Është me rëndësi sepse kjo e demonstron mënyrën me të cilën UE është i pregatitur të manipulojë përberjen e trupave gjykues për tu siguruar se mund ta kontrollon rezultatin final;
– Është me rëndësi sepse kjo e vërteton se UE ka pak respekt për sundim te ligjit procedural apo substancial;
– Është me rëndësi sepse kjo e vërteton se gjyqtarët brenda sistemit të UE janë gati të shtremberojnë kursin e drejtësisë në menyrë që ti shërbejnë qëllimeve të shefave të tyre politik, dhe
– Është me rëndësi sepse kjo tregon se Shtetet Anëtare të UE janë gati ti aprovojnë abuzimet serioze të drejtësisë dhe sundimit të ligjit nëse kryhen në emrin e tyre nga ana e institucioneve të UE.”

Malcolm Simmons

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close