Prurjet në kaskadën e Drinit bien në 571 m3/s

ATSH/ Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) po monitoron nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin, pas situatës me prurje të larta që krijoi moti me reshjet të shumta shiu në dy javët e para të muajit janar.

Të dhënat e përditësuar në mesditën e së dielës tregojnë se prurjet natyrore totale në kaskadë llogariten 570 m3/s ndërsa shkarkimet me 300 m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës

Mesditën e së dielës niveli i HEC-it të Fierzës llogaritet 290.07m, në HEC-in e Komanit 172.11 m, ndërsa në atë të Vaut të Dejës 72.89 m.

“Prodhimi i energjisë në të tre Hec-et përmbush totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, bën të ditur KESH.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close