Albin Kurti:Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit,Kosovën e pret një e ardhme e ndritur

Me këtë rast, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur.

“Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë u anëtarësua në VetëVendosje! Ai ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në Nju Jork, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri. Tani punon si asistent në këtë universitet dhe ligjëron lëndë të ndryshme që janë të përfshira në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatave ndërkombëtare. Shkumbini është anëtari më i ri të cilit sot i urova mirëseardhje në Lëvizje. Me të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë tonë të re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close