Associated Press: Ballkanasit ndihen të braktisur, ndërsa BE vazhdon vaksinimin

ATSH/ – Kur mijëra njerëz në të gjithë Bashkimin Europian filluan të ngrenë mëngët për të marrë një vaksinë për koronavirusin, një cep i kontinentit u la pas, duke u ndjerë i izoluar dhe i braktisur: Ballkani, shkruajnë për Associated Press, Sabina Nikshiç dhe Dushan Stojanoviç.

Vendet e Ballkanit janë përpjekur të marrin akses në vaksinat COVID-19 nga kompani dhe programe të shumta, por shumica e tyre në periferinë juglindore të Evropës janë akoma duke pritur që vaksinat e tyre të para të mbërrijnë, pa ndonjë afat të caktuar për fillimin e vaksinimit kombëtar.

Ajo që është tashmë e qartë është se Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – shtëpia e rreth 20 milion banorëve – do të mbetet shumë prapa 27 kombeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe në përpjekjet për të arritur imunitetin e tufës duke vaksinuar shpejt një numër të madh njerëzish.

Epidemiologu i Maqedonisë së Veriut, Dragan Danilovski e krahasoi situatën aktuale të vaksinave në Ballkanin Perëndimor me pabarazitë e vërejtura gjatë fundosjes së ”Titanik”-ut në 1911.

“Të pasurit morën të gjitha varkat e shpëtimit”, tha Danilovski për transmetuesin TV 24.

“Ndjeva sikur po më ikte nga shpresa për një kthim në një jetë normale”, thotë Belma Djonko në Sarajevë duke përshkruar pasojat emocionale të dëgjimit që mijëra mjekë, infermierë dhe të moshuarit në të gjithë BE kishin marrë dozat e para të një vaksine të zhvilluar nga prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer dhe BioNTech, ndërsa vendi i saj i shkatërruar nga lufta vazhdon të presë.

Serbia është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që ka marrë vaksina deri më tani, duke marrë dërgesa nga Pfizer-BioNTech dhe vaksina Sputnik V e zhvilluar nga Rusia. Sidoqoftë, Serbia nuk ka doza të mjaftueshme për të filluar vaksinimet masive.

Komisioni Europian, së fundmi ra dakord mbi një paketë 70 milion euro (86 milion dollarë) për të ndihmuar vendet e Ballkanit që të kenë qasje te vaksinat.

“Gjatë gjithë pandemisë, BE ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partner të privilegjuar”, tha komisioneri i Zgjerimit të BE Oliver Varhelyi.

Megjithatë në Ballkan, përshtypja mbizotëruese është se blloku ka dështuar edhe një herë në rajonin e pazhvilluar europian.

“Mezi pres që jeta të kthehet në normalitet dhe që të ndodhë kjo na duhet një vaksinë e suksesshme”, thotë Belma Gazibara, një specialiste e sëmundjeve infektive që punon në spitalin COVID-19 të Sarajevës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close