Dyshime rreth vdekjes se beftë të Heroit tonë Kombëtar,Gjergj Kastrioti-Skenderbeu

/nga Ilir Seci
Gjithëherë kam pase dyshime rreth vdekjes se beftë të Heroit tonë Kombetar në Lezhë me 17 Janar 1468, kur thuhet se “vdiq nga malarja” …Nga malarja në janar? Vdekja e tij vjen në nji kohë kur Venediku ishte shterngue me mbrojte zotnimet e veta prej osmaneve ne ate qe quhej Shqipnia Venedikase – “Albania Veneta” …Venediku here mbas here kishte pase marredhanie armiqesore me Skenderbeun që kishte hy ndermjet Venedikut dhe Portes se Nalte. Siç dihet Republika e Venedikut si republike detare arriti me dale e para nder kater republikat marinare italiane pikerisht tue ba marreveshje me osmanet sepse fitoi monopolin e tregtise me ta dhe per pasoje iu hapen udhet detare ne zotnimet osmane ne Mesdhe. Me ane te marreveshjeve me osmanet Venediku hoqi qafe rivalet e hershem Republiken detare te Gjenoves. Keshtu qe ne fillimin e luftes me Osmanet ne vitin 1467 venedikasve iu interesonte mbeshtetja dhe perthithja e tanë potencialit shqiptar per me perballue osmanet por nuk i interesonte Skenderbeu si komandant legjendar i cili nuk pranonte nenshtrim ndaj askujt, as ndaj Venedikut. Ishte Janari 1468 nji rast i mire per venedikasit me e hjeke qafe nji kundershtar qe kishte shkaktue vetem andrralla per ta? Perveç venedikasve ishin edhe osmanet te interesuem per vdekjen e Skenderbeut, ata kishin qene te interesuem nga dita e pare…Ta kene helmue nji nga keto te dy fuqi, Osmanet ose Venedikasit? Ku i dihet…por malarja ne muejin Janar me duket si e zorshme me u kaperdi…
A ka prova per keto dyshime? Per Osmanet nuk ka fare nevoje me gjete prova sepse ata organizuen fushata me qindra-mijera ushtare me marre Krujën dhe me vra Skenderbeun…Per Venedikasit…edhe ata sa here konspiruen me e hjeke qafe burrin qe u doli ne udhen e marreveshjeve me osmanet, marreveshje per te cilat shquhej Republika e Tregtareve, republika qe kompas moral kishte vetem dukatet e forinjta…ketu po sjellim nji deshmi-provë :
– Letër e 4 Majit 1448 ku shkruhet se Republika e Venedikut e pranon oferten e nji fisniku i cili premton se ka me e vra Gjergj Kastriotin – Skenderbeun per nji pension vjetor prej 100 dukatësh. Ne kete letër Heroi ynë Kombetar cilesohet si “Armiku ynë”, (Inimico nostro)…
1448.4 maii.
…”Cum quidam fidelis subditus noster, qui est persona bone reputationis et pratica et sagax, dici fecerit nostro dominio, QUOD HABERET MODUM DANDI VEL DARI FACIENDI MORTEM SCANDERBEGO, INIMICO NOSTRO, SED VULT HABERE PROVISIONEM DUCATORUM C. in anno: vadit pars, quod respondeatur sibi quod, si ipse dabit vel dari faciet mortem Scanderbego predicto, sumus contenti dare sibi in vita sua provisionem predictam. Et ut libentius ad hanc rem se ponat, dicatur ei quod volumus habere eum in gratia nostri dominii in omnibus licitis et honestis precipue comendatum.”
– Marrë nga Dr. Jovan Radonić, Djuradj Kastriot Skenderbeg i Arbanija u XV veku (istorijska građa)” , fqt. 9-10 ;
…Mbrojtja qe Venediku i ban Shkodres mbas vdekjes se Skenderbeut asht mbrojtje e territoreve të veta ne Shqipninë Venedikase – “Albania Veneta” – nuk asht ne kuadër te mbrojtjes shqiptare si popull qe kerkon mvetesi, nuk duhet te harrojme se gjate 25 vjeteve qe Skenderbeubu u bani balle sulmeve te hordhive osmane, Shkodra nuk ishte ne territoret e Arbnit por ishte nën Venedikun…
Mbas ranies se Shkodres Venediku pati nji periudhe tregtie pjellore me Perandorine Osmane, siç na shkruen Profesor Doktor,(PHD), Vera Costantini historiane ne Università Ca’ Foscari ne Venedik. Profesoresha Constantini asht nji nga autoritetet kryesore sot në botë si specialiste ne historine e Republikes se Venedikut, veçanerisht ne marredhaniet e “Republikes se Tregtareve” me Perandorinë Osmane. Veprat e saj jane perkthye ne disa gjuhe dhe ajo asht pedagoge qe ftohet me mbajte ligjerata ne SHBA, Angli, France e ma gjane ne bote. PHD Vera Costantini na shkruen :
-“Deri në fund të shekullit të 16-të, Venediku gëzonte prestigj të padiskutueshëm kur vinte puna te mallnat e parapelqyeme në oborrin Otoman dhe ndër shtresat e pasuna në krahina : rroba leshi dhe pëlhurë mëndafshi (qëndisma apo tjera), objekte qelqi, pasqyra, stolina ari e argjendi dhe metalet nga Gjermania vërshuen në brigjet osmane nëpërmjet Venedikut. Shumë mallna të tjera janë tregtue anasjelltas, si gruri, krypa dhe artikujt bazë.
Aq tagër kishin venedikasit sa nganjihere në qoftë se vendet ku prodhoheshin artikujt e kerkuem ne tregti nga Venediku, ishin mbrenda Perandorisë Osmane, tregtarëve venedikas u lejohej me veprue si agjentë të sulltanit, duke përcaktue edhe kontrata për menaxhimin e kriporeve, tokave pjellore dhe madje edhe doganave. Kjo ishte kryesisht e vërtetë përgjatë bregdetit lindor të Adriatikut, i cili u citue në dokumentet osmane si “Boğaz-i Venedik”,(Gjiu i Venedikut), duke e njoftë zyrtarisht dominancën detare të Republikës.”

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close