KQZ-ja deri tani ka telefonuar mbi 8 mijë votues në diasporë

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u tha se janë aprovuar mbi 10 mijë aplikacione për të votuar nga jashtë, gjithashtu u tha se aplikuesit po i dërgojnë aplikacionet në tre e-mail zyrtar të KQZ-së, e kjo po sjell dublifikime.

Në këtë mbledhjen u kërkua që të krijohet një grup me përfaqësues nga të gjitha partitë politike që të bashkëpunojnë me Doganën e Kosovës që votat nga jashtë të arrijnë më shpejt në KQZ.

“Propozoj që të diskutojmë për krijimin e një grupi nga të gjitha partitë politike dhe bashkëpunimin me Doganën e Kosovës që më shpejtësi votat të arrijnë në KQZ”, ka thënë anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

Ndërsa, anëtari LDK-së, Sami Hamiti tha se ardhja e votave nga jashtë ne zgjedhjet e kaluara ka qenë në rregull.

“Konsideroj që mënyra në kuptimin e ardhjes së votave në vitin 2019 ka qenë shumë në rregull. Ky format është i sigurt dhe asnjë subjekti politik nuk i mohohet e drejta me dërgu vëzhgues atje”, ka thënë Sami Hamiti.

Tutje, Kryeshefi Ezekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj tha se aplikimet nga jashtë po dërgohen në tre e-mail të KQZ-së e kjo po sjell probleme.

Ndërsa, deri më tani janë telefonuar mbi 8 mijë votues nga jashtë.

“Jemi në periudhën e shërbimit të votuesve jashtë vendit. Po bëjmë edhe rekrutimin e stafit. Deri më sot janë 14 mijë e 307 aplikacione për votim. 10 e 172 prej tyre janë aprovuar. 68 mijë e-mail të pahapura i kemi deri tash. 2426 janë refuzuar. Aplikuesit po i dërgojnë aplikacionet në 3 e-mail. Pra mund të ketë duplifikime në aplikim. Gjatë procesit të verifikimit do të dihet saktë numri i tyre”, ka thënë Burim Ahmetaj.

“Mbi 8 mijë votues janë telefonuar. Nuk kemi ndonjë problem teknik. Do të thërrasim disa herë, derisa të marrim verifikimin”, theksoi ai.

“78 për qind e të telefonuar janë përgjigjur me herën e parë”, ka shtuar Sami Hamiti.

Më tej, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kërkuar që të mos dërgohen në tre e-mail.EO

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close