Moti sot në Kosovë

Moti në Kosovë do vazhdoj të jetë i ftohtë e sidomos mëngjeset e ku parashihen edhe ngrica, ndërsa gjatë mbrëmjes do të ketë reshje shiu.

Vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Temperaturat maksimale pritet të shënojnë rritje duke krijuar kushte që vende-vende të krijohet mjegulla.

“Kjo situatë meteorologjike do të vazhdoj, por që gjatë pjesës së dytë të javës do të kemi ngritje graduale në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër ditën e premten të shënoj vlera nga 7-10 Gradë Celsius. Bora që vetëm tani ka mbuluar gjithë territorin e Republikës nga dita e enjte do të filloj të shkrihet gradualisht. Mirëpo, gjatë ditës së premte parashihen masa të ngrohta të ajrit që vijnë nga pjesa jugperëndimore e vendit dhe do të kushtëzojnë kushte që mbi territorin tonë të vijnë vranësira të dendura me një shkallë të lartë të lagështisë dhe kjo situata do të mundësoj të kemi reshje shiu dhe bore. Temperaturat gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -10 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close