Varhelyi: KE, mekanizëm për të siguruar qasjen e shpejtë në vaksinat antiCOVID

ATSH/Komisioni Europian pritet të ngrejë një mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët.

Lajmin e bëri të ditur komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në BE, Oliver Varhelyi pas mbledhjes së sotme ku u diskutuan veprimet për përshpejtimin e vaksinimit në BE me qëllim luftimin e pandemisë.

“Për të siguruar një front të bashkuar për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e hershme në vaksina, Komisioni Europian do të ngrejë një mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët”, u shpreh Varhelyi.

“Do të hulumtohen edhe mundësi të mëtejshme për t’i siguruar shpejt këto vaksina”, theksoi ai.

Sipas njoftimit për shtyp të KE-së, në pjesën e vendimeve “Sigurimi i lidershipit europian dhe solidaritetit ndërkombëtar”, për të siguruar qasje të hershme te vaksina, Komisioni Europian do të krijojë mekanizmin “Team Europe” për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare me vendet partnere.

Kjo duhet të lejojë ndarjen me vendet partnere të disa prej 2,3 miliardë dozave të siguruara përmes Strategjisë së Vaksinave të BE-së, duke i kushtuar vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor, fqinjëve lindorë dhe jugorë dhe Afrikës.

Komisioni Europian dhe shtetet anëtare duhet të vazhdojnë të mbështesin COVAX, përfshirë aksesin e shpejtë te vaksinat. “Team Europe” tashmë ka mobilizuar 853 milionë euro në mbështetje të COVAX, duke e bërë BE-në një nga donatorët më të mëdhenj të COVAX.

Sipas njoftimit për mediet, gjatë takimit, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen theksoi se vaksinimi është thelbësor për të dalë nga kjo krizë.

“Ne do t’i japim fund kësaj pandemie vetëm kur të gjithë në botë të kenë akses te vaksina. Ne do të rritim përpjekjet tona për të ndihmuar në sigurimin e vaksinave për fqinjët dhe partnerët tanë në të gjithë botën”, u shpreh presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close