Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim për kosovarët që shkojnë atje

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e rajoneve në mbledhjen e mbajtur dje, kanë vendosur t’i vazhdojnë masat anti-Covid që kanë qenë në fuqi deri më tani, raporton Express

Në njoftimin e Ambasadës bëhet e ditur se këto masa do të shtyhen deri më 14 shkurt.

“Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri me 14 shkurt. Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit. Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë e detyrueshme dhe se nuk lejohet një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës.

“Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më. Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime. Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë”, bëhet e ditur në njoftimin e Ambasadës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close