21 Janar 1950 – Vdes shkrimtari i njohur britanik, George Orwell

George Orwell, ishte një novelist, eseist dhe kritik anglez, i famshëm për romanet e tij “Ferma e Kafshëve” (1945) dhe ”1984” (1949). Ai ishte një njeri me mendime të forta mbi disa prej lëvizjeve të mëdha politike të kohës së tij, përfshirë imperializmin, fashizmin dhe komunizmin. Djali i një shërbyesi civil britanik, George Orwell, lindi në Indi si Eric Arthur Blair, ku babai i tij ishte i ngarkuar me punë. Një vit pas lindjes së tij, familja u zhvendos në Angli.
Pas shkollimit në Kolegjin Eton, Orwell nuk mundi të vazhdonte universitetin për shkak se familja nuk kishta mjaftueshëm para. Ai iu u bashkua Forcës së Policisë Perandorake të Indisë në vitin 1922. Pas 5 vjetësh në Burma, Orwell jep dorëheqjen dhe rrikthehet në Angli. Ai kishte ndërmend të bëhej shkrimtar. Në këtë kohë boton librin e tij të pare, ku përdor pseudonimin George Orwell, me të cilin do të njihet në vazhdim.
Në dhjetor 1936, Orwell udhëtoi për në Spanjë, ku iu bashkua grupeve që luftonin kundër gjeneralit Francisco Franco në Luftën Civile Spanjolle. Plagoset rëndë, duke u qëlluar në fyt dhe krah. Për disa javë, ai nuk qe në gjendje të fliste. Orwell dhe bashkëshortja e tij, Eileen, u paditën me akuzën e tradhtisë në Spanjë. Për fat të mirë, akuzat ranë kur çifti u largua nga vendi.
Probleme të tjera shëndetësore, e prekën shkrimtarin e talentuar jo shumë kohë pas kthimit të tij në Angli. Ai u diagnostikua zyrtarisht me tuberkuloz në vitin 1938. Për të mbështetur veten financiarisht shkroi ese dhe recenca të ndryshme, duke krijuar reputacionin e një kritiku të mirë letrar. Në vitin 1941, Orwell nisi punë në BBC-në si komentator i lajmeve për audiencat në pjesën lindore të Perandorisë Britanike.
Libri ”Ferma e Kafshëve:”, ishte një satirë anti-sovjetike, e vendosur në një mjedis blegtoral që paraqiste dy derra si protagonistët e tij kryesorë. Këta derra, thuhej se përfaqësonin Josif Stalinin dhe Leon Trockin. Romani i dha famë të madhe dhe shumë para.
Ndërkohë romani tjetër “1984”, që shfaqte një vizion të zymtë të botës të ndarë në tre shtete shtypëse, nxiti polemika midis recensorëve, të cilët e panë këtë të ardhme imagjinare shumë dëshpëruese. Në atë roman, Orwell u dha lexuesve një tablo të asaj që do të ndodhte nëse qeveria do të kontrollonte çdo detaj të jetës së një personi, deri tek mendimet e tyre private./K.E

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close