“Çështja e Pankartave”

21 Janar 1535 – Francë – dhjetra protestantë u dogjën në turrën e druve në sheshin para Katedrales Notre – Dame de Paris (Shën Maria e Parisit). Shkaku ishte “Çështja e Pankartave”, incident që ndodhi më 18 tetor 1534, kur brenda natës afishe anti – katolike u shfaqën në vende publike në Paris, Orleans dhe qytete të tjera të mëdha në Francë.

Madje një afishe e tillë ishte ngjitur edhe në derën e dhomës së gjumit të Mbreti Francis I. Kjo bëri që “Affaire des Placards” të sillte fundin e qëndrimit të butë të mbretit, i cili deri atëherë ishte përpjekur t’i mbronte protestantët nga masat e ashpra të parlamentit të Parisit.K.E

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close