Një milion euro për kompensimin e dëmeve nga vërshimet në Kosovë

Qeveria në largim e Kosovës ndau një milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në objektet e banimit, si pasojë e vërshimeve që përfshinë Kosovën në javën e parë të janarit.

Në njoftimin për media thuhet se Ministria e Pushtetit Lokal do t’i caktojë kriteret për kompensim dhe do të themelojë komision ndërministror për verifikim, vlerësim dhe koordinim të procesit të ndarjes së mjeteve nëpër komuna.

Sipas vendimit të Qeverisë, dëmet në infrastrukturë do të mbulohen nga buxhetet komunale, ndërsa dëmet në bujqësi do të kompensohen nga buxhetet komunale dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Javë më parë, Kosova është përfshirë nga vërshime të mëdha në disa zona.

Dëmet e sakta nga to nuk dihen ende, pasi që komisionet komunale janë duke i vlerësuar ato.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close