Oxford po përgatitë një vaksinë kundër llojeve të reja të coronavirusit
Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit po përgatiten të prodhojnë versione të reja të vaksinës sa më shpejt të jetë e mundur, të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë edhe llojet më ngjitëse të koronavirusit.
Sipas British Telgraf, ekipi që qëndron pas vaksinës nga Oxford dhe AstraZeneca po kryen studime të fizibilitetit për të përshtatur teknologjinë për prodhimin e versioneve të reja të vaksinës.
Një zëdhënës i universitetit tha se Oxfordi ishte duke monitoruar nga afër ndikimin e llojeve të reja të koronavirusit të zbuluar në MB, Afrikën e Jugut dhe Brazil në imunitetin e siguruar nga vaksina e tyre dhe po vlerësonte proceset e nevojshme për të përshtatur vaksinat sa më shpejt të jetë e mundur për të luftuar mutacionet e coronavirusit.
/Përgatitur nga proinformacion.com
Comments are closed.