Vdekjet në SHBA tejkaluan ato të LIIB

ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje regjistruan 4 229 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi, i cili është niveli i dytë më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Gjithashtu dje, CNN përsëriti se kishte 178 255 raste të reja, të cilat çojnë totalin e infeksioneve në 24 434 283 duke përfshirë 406 001 vdekjet.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në vend, sipas llogaritjes së Universitetit Johns Hopkins, tejkaloi 405 399 vdekjet ushtarake dhe civile amerikane në Luftën e Dytë Botërore (shifër zyrtare nga Departamenti i Veteranëve).

Deri më tani, të paktën 35 990 150 doza të vaksinave janë shpërndarë dhe të paktën 16 525 281 doza janë administruar tek popullsia.

Administrata e re amerikane falënderoi sot OBSH për rolin e saj udhëheqës në luftën kundër pandemisë dhe e siguroi atë për mbështetjen e saj financiare.

”SHBA dje njoftuan kthimin e tyre në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe synojnë të përmbushin detyrimet e tyre financiare ndaj organizatës”, theksoi imunologu Anthony Fauci.

“OBSH është një familje e kombeve. Ne jemi të lumtur që SHBA qëndrojnë në familje”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Twitter, pas njoftimit të administratës së re të udhëhequr nga Joe Biden për kthimin e SHBA në agjencinë e OKB.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close