Mos-certifikimi i listave do ua mundësojë të gjitha grupacioneve politike të apostrofuara të ndjekin rrugët ligjore

Mos-certifikimi i listave të subjekteve politike Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe mos-certifikimi i partisë politike Nisma, do ua mundësojë të gjitha grupacioneve politike të apostrofuara të ndjekin rrugët ligjore për ankesa.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka sqaruar procedurat ligjore që mund të ndjekin partitë politike të dëmtuara nga vendimi i ndërmarrë në mbledhjen e Këshillit Qendror Zgjedhor (KQZ) të premten.

“Çdo parti politike brenda 24 orëve paraqet ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me certifikimin e listës së paraqitur. PZAP në pajtim me ligjin për zgjedhjet dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese mund të marr vendim për certifikimin e tërë listës së partive politike sipas propozimit të tyre apo vetëm certifikimin e kandidatëve pa probleme me ligjin, duke larguar ata që bien në kundërshtim me nenin 29 të ligjit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Miftaraj.

Pas mos-përfilljes së kërkesës së kryetares së KQZ’së, Valdete Dakaj, Vetëvendosjes nuk iu është çertifikuar lista e kandidatëve për deputetë. Për votimin e certifikimit të listës së VV’së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ’së.

Valdete Daka para votimit ka theksuar se nuk është e drejtë që të mos certifikohen kandidatët që s’kanë probleme me ligjin.

Për të njëjtën arsye, nuk është certifikuar fare si subjekt politik Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 14 shkurtit. Pas hedhjes në votim të certifikimit të subjektit politik, Nismës nuk i mjaftuan gjashtë vota nga anëtarët e KQZ’së për certifikim.

Edhe lista e kandidatëve të deputetë të AAK’së, për shkak të problemeve me ligjin, nuk ka marrë “dritën e gjelbër” nga KQZ’ja për zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka bërë të ditur se ky subjekt politik do t’i ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore pas mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

“LVV-ja do t’i përdorë të gjitha rrugët ligjore, do të veprojmë sipas rrugës së Kushtetutës që është në dispozicion. KQZ-ja nuk ka kërkuar nga ne të bëjmë ndërrime të emrave të kandidatëve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) nuk merr vendime vetëm i ofron KQZ-së informata si të veprohet për personat që kanë çfarëdo dënimi të plotfuqishëm nga një gjykatë në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Për shkak të këtyre vendimeve, në këto dy ditët e fundit, kryetarja e KQZ’së është “kryqëzuar” për anshmëri të vendimeve nga akterë të lartë të Vetëvendosjes.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close