E JONA NUK BËHET NASHA E VASHA

/nga Abdulla Mehmeti

Dy fjalë për emrat gjeografikë dhe historikë: JONI, JONIA dhe PAJONIA, me rastin e pretendimeve të shtetit grek mbi territorin shqiptar në detin Jon
Veta e parë e shumësit të përemrit vetor në gjuhën shqipe: NE; në gjuhën latine: NOS; në gjuhët sllave: NIE.
Fjalët që tregojnë i kujt është një send, që e përcaktojnë pronarin e tij, janë përemra pronorë. E kujt është kjo shtëpi? Në njëjës në gjuhën shqipe: Im-i-ja, kurse në shumës: i Yni, për gjininë mashkullore dhe e JONA për gjininë femërore.

This slideshow requires JavaScript.

Fjalët që tregojnë i kujt është një send, që e përcakton pronarin e tij, në gjuhë të ndryshme, për shkak të natyrës së tyre marrin edhe forma të tjera, por nuk e humbi kuptimin themelor nga gjuha paraardhëse (pellazge-ilirishte dhe shqipe), pra, përemri në gjuhën latine, veta e parë në shumës NOS, në trajtën pronore bëhet Nostra, në gjuhët sllave bëhet Nasha (наша), në gjuhën greke: μας; ndërsa në gjuhën shqipe: JONA.
Emrat e lashtë, të dokumentuar nga shek. XII, VIII, IV dhe shekujt e mëvonshëm: JON-JONA (deti Jon, mbretëria e lashtë Pajonia, krahina e lashtë Jonia dhe shumë të tjerë, e përcaktojnë shumë qartë se cila ka qenë gjuha e parë që i ka dalluar ato nga emërtimet e tjera të vendeve, me këtë edhe banorët dhe pronarët e parë të tyre.
Këtë të vërtetë historike, sido që të shpjegohet dhe nga kushdo që të shpjegohet, mund të jetë vetëm pjesë e propagandës, por jo pjesë e shkencës, në këtë rast e historisë dhe e gjeografisë.
Historia e Ilirikut dhe e Evropës nuk kanë filluar në shek. VII apo në shek. XII, as nga vitet 1822, 1878, 1913 dhe 1945. Logjika e forcës dhe propaganda asnjëherë gjatë historisë nuk e kanë shuar të vërtetën dhe errësuar mendjen e shëndoshë njerëzore.
(22 janar 2021)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close