Gabim;Serum në vend të vaksinës

Disa punonjës të shëndetësisë në Itali morën gabimisht solucion fiziologjik (serum) në vend të vaksinës anti-Covid, Pfizer. Sipas asaj që shkruan TgCom24, ngjarja ndodhi në spitalin e Rovereto, në Trento. Problemi më i madh në këtë incident është fakti se nuk dihet se cilët janë mjekët e infermierët që kanë marrë vaksinën dhe cilët kanë marrë serumin. Për këtë arsye, ata do të duhet t’i nënshtrohen testit serologjik.

Sipas mediave fqinje, dyshohet se serumin e kanë marrë rreth 6 persona. Megjithatë autoritetet u detyruan që të thërrisnin të gjithë të vaksinuarit e ditës kur ndodhi incidenti në fjalë, që janë me qindra, në mënyrë që të gjithë të bëjnë testin serologjik. Nëpërmjet këtij testi do të jetë e mundur për të zbuluar me siguri se kush ka marrë vaksinën, e kush ka marrë solucionin fiziologjik.

Dyshohet se gabimi në fjalë ka ndodhur më 15 Janar, por nuk është e qartë nëse është përsëritur edhe herë të tjera. Mbetet e paqartë sesi është bërë një gabim i tillë, transmeton tvklan. Mediat italiane thonë se tentuan që të merrnin më shumë informacion nga autoritetet përgjegjëse për vaksinimin e stafit mjekësor, por nuk ka ende një përgjigje.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close