Hoti pas marrëveshjes me SBASHK-un: Rrogë të 13-të për mësimdhënësit parauniversitarë

Gjatë kësaj konference Hoti bëri të ditur se së bashku me kontratën kolektive janë saktësuar të gjitha kërkesat dhe janë dakorduar që të paguhet paga e 13-të dhe pagesa e shujtës.

“Jemi dakorduar që të paguhet paga e 13-të për të punësuarit parauniversitarë duke filluar nga viti 2023, kemi saktësuar gjithashtu pagesën e ushqimit, të shujtës ditore për mësimdhënës, kemi saktësuar shpenzimet e transportit dhe gjithashtu kemi saktësuar shpenzimet e transportit”.

Hoti po ashtu bëri të ditur se kjo kontratë do të nënshkruhet sot.

Më tej Hoti tha se ky është një moment i mirë për fushën e arsimit, pasi për vitet e ardhshme do të rregullohet komplet mënyra e funksionimit të arsimit.

“Ky është një moment i mirë për fushën e arsimit, që rregullon për vitet e ardhshme komplet mënyrën e funksionimit të arsimit. Jam i kënaqur që kemi arritur t’i adresojmë të gjitha që janë parë me interes edhe nga Ministria e Arsimit, edhe nga SBASHK-u”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri i Arsimit Ramë Likaj theksoi se në qoftë se dëshirojmë rezultate të mira, atëherë edhe mësimdhënësit e meritojnë një pagë të tillë.

“Natyrisht se për pagën e 13-të është e lidhur shumë ngushtë performanca e sistemit arsimor dhe në qoftë se me të vërtetë dëshirojmë rezultate më të mira, atëherë edhe mësimdhënësit, edhe të gjithë të angazhuarit e meritojnë një pagë të tillë”, tha Likaj.

Kurse kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se është hera e parë që SBASHK-u ka një bashkëpunim kaq të mirë me Ministrinë e Arsimit.

“Është nga herët e para kur SBASHK-u ka një bashkëpunim kaq korrekt, kaq të mirë me MASH-in dhe respektin për këtë e meriton ministri Likaj, zëvendësministri Rexhaj dhe gjithë kabineti i tyre”, tha Jasharaj.

“Nga e hëna do ta kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës dhe obligohemi që të punojmë sa më shumë për ngritjen e cilësisë”, tha Jasharaj. /Zëri

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close