Konfirmohet emërimi i Lloyd Austin në krye të Pentagonit

ATSH-AFP/ – Kongresi amerikan konfirmoi sot me shumicë votash emërimin e ish-gjeneralit Lloyd Austin në postin e ministrit të Mbrojtjes, duke u bërë afroamerikani i parë në drejtimin e Pentagonit.

Austin, 67 vjeç, është anëtari i dytë i qeverisë të Joe Biden, emërimi i të cilit mori dritën e gjelbër të të zgjedhurve, pas drejtoreshës së Shërbimit Sekret, Avril Haines.

“Ky është një nder dhe një privilegj të bëhem ministri i 28-të i Mbrojtjes së vendit tonë dhe jam veçanërisht krenar të jem afroamerikani i parë që mbaj këtë post”, theksoi ministri në një mesazh në Twitter. “Tashmë, në punë”.

Emërimi i ish-gjeneralit të ushtrisë tokësore, i cili ka luftuar në Irak dhe në Afganistan para se të bëhej njeri u parë me ngjyrë që drejton komandën qendrore të ushtrisë amerikane (Centcom), u miratua nga Senati me 93 vota pro dhe dy kundër.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close