Mbi 62 mijë vizitorë shqiptarë dhe të huaj në monumentet e kulturës

ATSH/ Muzetë, parqet arkeologjike dhe kalatë në vendin tonë u vizituan gjatë vitit 2020 nga turistë vendas dhe të huaj, edhe pse ishte vit vështirë për shkak të pandemisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri të ditur se “vitin e kaluar monumentet e kulturës u vizituan nga 62 627 vizitorë, ndërsa janë mbledhur 11,698,370 lekë të ardhura”.

“Edhe pse një vit i vështirë, nuk e ndalëm punën në promovimin e trashëgimisë kulturore. Shifrat, ndonëse më të ulëta se një vit më parë, tregojnë se shqiptarët e duan të bukurën dhe trashëgiminë kulturore. Kjo, falë edhe politikave për nxitjen turizmit vendas”, theksoi Margariti.
Ministrja Margariti shprehet se “ftesa jonë qëndron e hapur, vizitoni kalatë, këtë pjesë të historisë dhe trashëgimisë sonë”.

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve të huaj dhe përgjatë 2019.

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close