Gjashtë subjekte dorëzojnë ankesa në PZAP, VV-ja ende nuk e ka dorëzuar

Gjashtë subjekte politike janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas moscertifikimit nga ana e KQZ’së për subjektin, apo listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Edhe AAK’ja dhe Nisma Socialdemokrate janë ndër partitë që kanë dërguar deri më tani ankesa në PZAP.

Këtë e ka konfirmuar për Express, kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.

“Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik. Partia e Ashkalive për Integrim – Ka sjellë tre apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë për pjesëmarrje në zgjedhje. PREBK, për shkak te mos certifikimit të një kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Për shkak mos certifikimit të Subjektit dhe kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik. Nisma Socialdemokrate – Për shkak mos certifikimit të Subjektit dhe kandidatëve për deputet nga ky subjekt politi”, ka thënë ai për Express.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e djeshme maratonike, nuk i ka certifikuar listat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK’së dhe Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve në listat garuese të cilët kanë pasur dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close