Arrestohen edhe dy persona për vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren

Janë arrestuar edhe dy persona të cilët po dyshohet të jenë përfshirë në rastin e vrasjes së 15 vjeçarit në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai ka thënë se dy personat janë arrestuar gjatë së premtes dhe se të dy personat dyshohet se kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive të ngjarjes tragjike që ndodhi të hënën e javës që lamë pas.

Të premten janë arrestuar dy persona, njëri është i lindur 2003 një 2004 dhe janë të dyshuar që kanë ndihmuar kryesit e vrasjes penale, vrasje, të cilët kanë fshehur faktet. Këta i kanë ndihmuar me fsheh armën. Ata me vendim të prokurorit janë ndaluar për 24 orë meqë janë të mitur”, tha Osmanollaj.

Kujtojmë që për vrasjen e 15 vjeçarit është arrestuar edhe një person të cilit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

15 vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga thika pas një përleshjeje që kishte ndodhur mes të rinjve në këtë komunë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close