Ceremonia e Bidenit më e shikuara në historinë 40-vjeçare të CNN

ATSH-DPA/ – Ceremonia e betimit të presidentit amerikan, Joe Biden u shikua nga mbi 30 milionë persona, sipas të dhënave fillestare të ”Nielsen”, dhe ka të ngjarë të tejkalojë mesataren për ceremoninë e Donald Trump 2017.

Totali i kombinuar për kanalet kabllore të lajmeve CNN, MSNBC dhe Fox News dhe rrjetet e transmetimit ABC, CBS dhe NBC është 29,6 milionë, më i madh se shifra e ceremonisë së Trump, e cila mesatarisht kishte 28 milionë spektatorë.

Numrat e Biden ka të ngjarë të kenë marrin një shtytje pasi më shumë njerëz ishin në shtëpi dhe të gatshëm ta shikonin, ndërsa pandemia Covid-19 po mban ende të mbyllura shumë vende pune dhe shkolla.

CNN, sipas burimeve, kishte numrin më të madh të shikuesve me një mesatare prej 7,7 milionësh gjatë pesë orëve.

ABC ishte e dyta me 5,37 milionë shikues, e ndjekur nga MSNBC (5,32 milionë); NBC (4,7 milionë); CBS (4,1 milionë) dhe Fox News (2,2 milionë).

Për CNN, ajo ishte ceremonia e hapjes më e shikuar në historinë 40-vjeçare të rrjetit./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close