Facebook siguron informacione FBI-së mbi protestuesit në Capitol Hill

ATSH-ANSA/ – Facebook po i siguron FBI-së të dhënat e përdoruesve që morën pjesë në sulmin në Capitol Hill, përfshirë mesazhet e tyre private, pas apelimit të disa ligjvënësve, raportoi faqja e internetit e ”Forbes”.

Pas sulmit të 6 janarit, numuri dy i Facebook, Sheryl Sandberg theksoi që protestat ishin kryesisht të organizuara në media më të vogla sociale.

Më vonë, ai u kritikua ashpër pasi u vërtetua se shumë grupe dhe llogari të shumta publike dhe private të Facebook ishin përdorur gjithashtu për të organizuar protestën.

Identifikimi dhe ndalimi i platformave teknologjike për protestuesit e Capitol Hill ka hapur një debat të madh, në SHBA dhe në të gjithë botën, mbi fuqinë e kompanive të mëdha të teknologjisë.

Lidhur me ndalimin e profilit të Trump për një kohë të pacaktuar, Facebook i ka besuar shqyrtimin e çështjes Bordit Mbikëqyrës, një organ i pavarur mbikëqyrës mbi përmbajtjen e platformës. /os/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close