Figurat frymëzuese të kombit
Kur nëpër koridoret e Konferencës së Paqes në Paris, gjatë vitit 1919, Serbia dhe Greqia po lobonin për një coptim të ri të Shqipërisë, duke propaganduar se shqiptarët janë të ndarë në tri fe e s’mund të jetojnë në një shtet të përbashkët, Imzot Luigj Bumçi, kryesues i Delegacionit shqiptar në Paris, u ngrit e foli: “Katolikët shqiptarë nuk duan të jetojnë të ndamë nga bashkatdhetarët e tyre muslimanë.Na jemi vllazën prej gjaku dhe duam të jetojmë si vllazën në Shqipninë tonë të pamvarun”. Kështu ai dilte mbi urdhëresat doktrinore të besimeve fetare, për t’u bërë rojtar i fatit të kombit të tij.
Udhëtoj në Romë për ta bindur Papën që të ndikonte në prishjen e marrëveshjes Greqi-Itali për ndarjen e jugut të Shqipërisë dhe për ta informuar mbi krimet makabre që serbët po kryenin mbi shqiptarët e Kosovës pas ripushtimit të saj. Kombi mbeti për të busulla e përhershme jetësore, deri në ditën e 1 marsit të vitit 1945, kur, si pasojë e moshës së shtyrë dhe seancave të njëpasnjëshme të marrjes në pyetje nga policia komuniste, vdiç në çelën e tij në Shkodër./Blerim Latifi
Comments are closed.