Haradinaj: Kurtit dhe të tjerëve nuk duhet t’iu mohohet e drejta për kandidim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të padrejtë vendimin e organeve shtetërore për heqjen nga lista të kandidatëve që kishin probleme me ligjin.

Në një intervistë për Indeksonline, Haradinaj ka thënë se është ndier i befasuar me zhvillimet e fundit në KQZ.

“Ne jemi prek nga ky vendim i tillë për shkak se katër kolegë tanë kanë pas vështirësi. Tani së fundi, do t’i zëvendësojmë 3 prej tyre, 1 ka kaluar”, është shprehur ai.

Më tej, Haradinaj e vlerëson se është krijuar një konfuzion tek ndërhyrja e gjyqësorit  në të drejtën për kandidim në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Jam kategorikisht kundër që t’i mohohet çdokujt e drejta për kandidim. Është e drejt elementare. Në këtë rast mendojë se edhe zotëri Kurti por edhe deputetë tjerë s’bën me ju mohu e drejta për kandidim”, ka deklaruar ai.

Kreu i AAK-së ka folur edhe për sondazhet e publikuara në televizone.

“Ne nuk mërzitemi fort për sondazhet. Ne jemi të parët në shtatë komuna që qeverisim. Ne shkojmë në mbi 20 deputetë. Ne kemi dhënë një promgram qeverisës. Në listë kemi 13 doktor shkence. Unë do të jem kandidat për president”, ka deklaruar ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close