Ka vdekur legjenda e televizionit amerikan Larry King

Gazetari amerikan, Larry King ka vdekur në moshën 87-vjeçare, është bërë e ditur përmes një deklarate në llogarinë e tij në Twitter.

Ai ka rezultuar pozitiv në koronavirus më herët gjatë këtij muaji dhe ka qenë duke u trajtuar në një spital në Llos Angjelles.

King me Clintonin

King njihet për intervistim të mijëra liderëve botërorë, politikanëve dhe artistëve për rrjetin televiziv amerikan, CNN dhe media tjera.

Emisioni i tij në CNN “Larry King Live”, që ka ekzistuar në periudhën 1985-2010, është shikuar nga miliona persona.

King është vlerësuar disa herë për punën e tij gjatë karrierës mbi 60-vjeçare, përfshirë dy çmime Peabody dhe një Emmy.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close