LDK e quan “aventurë të rrezikshme” taksën 100% të mbajtur nga Qeveria Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka emërtuar si “aventurë të rrezikshme” mos-largimin e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, të vendosur nga ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe i vazhduar nga ish-kryeministri tjetër, Albin Kurti.

Subjekti politik, me anë të ‘Facebook’-ut, teksa njoftonte për vizitën në degën e parë të LDK’së në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit, e arritur më 4 shtator, i ka sjellë të mira vendit.

“Kemi arritur marrëveshjen e Uashingtonit, e cila pas asaj aventure të rrezikshme, i ka sjellur Kosovës të mira ekonomike dhe politike. Njohja nga Izraeli, e ka konsoliduar edhe më shumë shtetësinë e Kosovës”, thuhet në postim.

Akterët ndërkombëtar, përfshirë edhe ndërmjetësuesin special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kanë kritikuar vendimin e taksës 100%.

Madje, ish-senatorë amerikan patën paralajmëruar për tërheqje ushtarake të tyre nga Kosova, në rast të mos-respektimit të kërkesës për largimin e taksës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close