LG s’do prodhojë më smartfonë

/ATSH-ANSA/ – Gjiganti korean i teknologjisë, LG ,do të braktisë prodhimin e smartfonëve.

“Në tregun global, konkurrenca në industrinë e telefonisë mobile është bërë më e ashpër”, deklaroi kompania LG.

Kompania që prodhon jo vetëm smartfonë, por një gamë të gjerë produktesh teknologjike, përfshirë pajisjet më fitimprurëse, në 23 tremujorë radhazi ka shënuar humbje totale në sektorin e smartfonëve prej rreth 4,5 miliardë dollarë.

Shefi ekzekutiv i LG, Brian Kwon tha se kompania ka në plan të mbajë punonjës pavarësisht se çfarë ndodh me njësinë mobile.

Sipas analistëve, nëse LG mbyll biznesin e telefonisë celulare, kjo mund të rrisë kapitalizimin e saj të tregut pasi më shumë se pesë vjet humbje akumulative peshuan në vlerësim.

Më në fund, fundi i biznesit të saj të telefonisë mund të ndihmojë gjithashtu LG të përqendrohet në zgjerimin e biznesit të automjeteve, ku kohët e fundit nisi një ndërmarrje të përbashkët me furnizuesin e automjeteve ”Magna International” për të prodhuar pjesë këmbimi të makinave elektrike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close