Moti-IHMK paralajmëron vërshime të mundshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), parashikon vërshime të reja.

Reshjet të cilat pritet të fillojnë gjatë ditës së sotme, sipas IHMK-së fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malor të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.

Në pjesë të tjera të vendit pritet që sasia e reshjeve të jetë më e vogël.

Megjithatë IHMK thotë se ky është njoftimi formal për këtë ngjarje dhe se kjo nuk do të thotë se do të ndodhë përmbytja e shpejtë, por ajo është e mundur.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close