Pandemia u shtoi oreksin gjermanëve për…

ATSH-DPA/ – Oreksi i gjermanëve për makarona gjatë pandemisë së koronavirusit të paktën ka dhënë një lajm të mirë për Italinë, e cila ka parë eksportet e saj të makaronave drejt Gjermanisë të rriten 20%.

“Gjermania është tregu i parë i eksportit për ne”, deklaroi Luigi Scordamaglia i shoqatës italiane të ushqimit ”Filiera”.

Ndërsa sektorë të tjerë ekonomikë italianë panë rënie të eksporteve gjatë pandemisë, industria ushqimore bëri biznes të mirë, sipas shoqatës.

Më shumë vaj ulliri, djathë dhe oriz hynë në shtëpitë gjermane, por askush prej tyre nuk mund të konkurronte me makaronat.

”Konsumi i makaronave në Gjermani shpërtheu gjatë pandemisë”, theksoi Scordamaglia, i cili shtoi se tashmë është ky ushqim është mjaft popullor edhe në kohë normale.

Ai i atribon këtij produkti lehtësinë e përgatitjes dhe shijes së tyre./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close