Rusët dhe amerikanët drejt një zgjatjeje të traktatit New Start

ATSH-AFP-AA/ – Moska dhe Uashingtoni kanë bërë një hap drejt një zgjatjeje për vjet të traktatit kyç të çarmatimit bërthamor New Start, ndërkohë që Kremblini theksoi se përshëndeste propozimin lidhur me këtë çështje nga Joe Biden.

“Ne vetëm mund të përshëndesim vullnetin politik për të zgjatur këtë dokument disa ditë para se të skadojë më 5 shkurt”, theksoi për gazetarët zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov.

“Gjithçka do të varet nga detajet e këtij propozimi, i cili duhet të studiohet”, shtoi ai, megjithatë, administrata e mëparshme amerikane.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov theksoi se Moska ndante të njëjtin qëndrim për Marrëveshjen e Re të Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike (START), por shtoi se pret të shohë “detajet e këtij propozimi”.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka theksuar se Uashingtoni dëshiron një zgjatje pesëvjeçare të traktatit, afati i të cilit mbaron më 5 shkurt.

“Kjo zgjatje ka edhe më shumë kuptim kur marrëdhënia me Rusinë është kontradiktore, siç është në këtë kohë”, theksoi Jen Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Traktati i ri START, i nënshkruar në vitin 2010 nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, kufizon numrin e armëve bërthamore jo të pozicionuara nga të dyja vendet deri në 1.550.

Traktati po ashtu kufizon numrin e raketave balistike ndërkontinentale, raketave balistike të nëndetëseve dhe bombarduesve të pajisur për armë bërthamore deri në 700, si dhe përfshin inspektime për të verifikuar pajtueshmërinë me marrëveshjen./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close