Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve, ultimatum Qeverisë

Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve do të pezullojë punën nga data 28 e këtij muaji nëse Qeveria e Kosovës nuk mbështet kërkesat e tyre. Kryetari i kësaj shoqate përmes konferencës për media ka kërkuar nga kryeministri të merret me kërkesat e tyre, në të kundërtën nga kjo datë nuk do të ketë transport për udhëtarët në të gjithë Kosovë.

Sipas tij, ka qasje selektive nga qeveria në mbështetjen për rimëkëmbje.

“Kemi dërguar shkresë kryeministrit të mbajë premtimin për mbështetje të shoqatës se transportit rrugor, mos të kemi mbështetje selektive. Apeloimë të qeveria të marrë seriozisht kërkesat tona në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Nuk kemi rruge tjetër për të realizuar kërkesa tona, përveç grevës e protestës. Me datë 28 të ndërkrejmë punën por nuk do të dalim në rrugë për shkak të pandemisë”, tha ai.

“Subvencionimi prej 0.50 centë për kilometër, secili operator ekonomik, në bazë të udhëtimit të lëshuar nga MI për linjat e rregullta për operatorët e transportit rrugor me autobusë, si element themelor për mbijetesë së këtyre bizneseve dhe ruajtjen e vendeve të punës të punësuarve. Të sigurohen pagat e punëtoreve nga Qeveria dhe të paguhen në bazë të listës së pagave të realizuara nga muaji paraprak përmes ATK-ë dhe Trustit. Kërkojmë ndryshimin e TVSh nga ajo 18 përqind në heqjen eTVSH0së pra 0% siç ka qenë deri më 1 shtator 2015 sipas drejtave të BE-së”, janë këto tri kërkesat që shoqata po i adreson qeverisë në detyrë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close