U.d,Osmani: Ajo që ndodhi dje në KQZ lëndoi procesin, nëse përsëritet do të marr masa

U.d, e presidentes, Vjosa Osmani, folur për situatën e fundit të krijuar për certifikimin e kandidatëve nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas Osmanit, Valdete Daka, është e pavarur dhe nuk përfaqëson asnjë subjekt politik.

 

 

Më tej ajo theksoi se dje është bërë presion marramendës ndaj KQZ-së dhe kjo, sipas saj nuk është profesionale dhe përgjegjshme.

Osmani ka thënë se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ-në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të marrë masa.

“Dje u bë presion marramendës ndaj KQZ-së, përderisa të gjithë anëtarët e KQZ-së betohen, që detyrat e tyre të jenë të paanshme, profesionale dhe të përgjegjshme. Kryetarja e KQZ-së, nuk përfaqëson asnjë parti politike, detyrë më e rëndësishme e saj, është mbrojtja e integritetit, e kemi detyrë që ta shpëtojmë procesin zgjedhor. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen, më 14 shkurt. Përgjatë këtyre muajve, kam bërë të pamundurën që KQZ-së, t’i ofrojmë ndihmën e nevojshme, kam kërkuar nga shtetet mike, që të ofrojnë përkrahje të tillë, por abuzimi i kësaj përkrahjeje, nuk mund të tolerohet nga askush. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, që ta ruajmë maturinë dhe qetësinë, që mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me të gjithë partnerët tanë, që vota e lirë e qytetarëve të mbrohet”, ka thënë Osmani./ndeksonline.net

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close