Jep dorëheqjen kreu i ushtrisë pas skandalit të vaksinimit

ATSH– Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të ushtrisë spanjolle dha dorëheqjen pas një polemike që shpërtheu pasi ai u pa duke marrë vaksinën e koronavirusit (COVID-19) duke thyer protokollin e vaksinimit, raportuan mediat vendore.

Gjenerali, Miguel Angel Villarroya ia paraqiti dorëheqjen e tij ministres së Mbrojtjes Margarita Robles, të cilën ajo e pranoi.

Në letrën e tij të dorëheqjes, ai theksoi se i kishte shërbyer Spanjës me ndershmëri gjatë gjithë karrierës së tij 45-vjeçare ushtarake.

Dorëheqja e gjeneralit, Miguel Angel Villarroya erdhi pas një skandali rreth vaksinimit të zyrtarëve ushtarakë dhe politikë spanjollë të cilët morën vaksinat e para kohë, pasi paraprakisht ishin rezervuar për punonjësit shëndetësorë dhe personat në shtëpitë e të moshuarve.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close