Becerra: Pandemia një avion në rënie e sipër

ATSH-DPA/ – Xavier Becerra, i emëruari i presidentit amerikan, Joe Biden si zyrtari kryesor shëndetësor i vendit, e krahasoi përhapjen e Covid-19 me një avion në rënie e sipër në SHBA, ndërsa administrata e re premtoi të rritë shpejt vaksinimin kundër një virusi që vrau më shumë se 400 000 amerikanë, gati një e dhjeta e tyre në Kaliforni.

Ndërkohë, Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit, theksoi se shtytja për të vaksinuar sa më shumë njerëz që të ishte e mundur, ishte një garë kundër shfaqjes së varianteve të reja të virusit, sepse vaksinat ekzistuese në një moment mund të humbnin disa nga efektivitetet e tyre kundër mutacioneve.

“Ajo që ne do të bëjmë dhe po bëjmë tashmë, është duke bërë përgatitjet për mundësinë që na duhet të modifikojmë dhe përditësojmë vaksinat”, theksoi Fauci për CBS.

Ai tha se edhe pse vaksina të tilla të modifikuara nuk ishin të nevojshme në këtë moment, “mënyra më e mirë për të parandaluar evolucionin e mëtejshëm të këtyre mutacioneve është të vaksinoni sa më shumë njerëz të jetë e mundur”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close