CNN: Pasaporta e vaksinimit do të hapte dyert e turizmit

ATSH/ – Një pasaportë vaksinimi do të hapte dyert për të udhëtuar, shkruan Barry Neild për rrjetin informativ amerikan, CNN.

”Ato dyer që Covid-19 na i ka mbyllur”, shton ai.

”Disa vende si Sejshellet, Qiproja dhe Rumania kanë hequr karantinën për vizitorët, të cilët janë në gjendje të provojnë se janë vaksinuar. Vende të tjera si Islanda dhe Hungaria, janë hapura për të shëruarit nga Covid-19”, thekson ai.

”Kjo afron perspektivën që vaksina e bërë mund të jetë bileta e artë për të rigjallëruar udhëtimet dhe duket një lajm i mirë për njerëzit që dëshirojnë të rezervojnë pushimet verore pas muajsh bllokimi”, thotë Neild.

Të vaksinuarit mund të hapin restorantet, baret, kinematë dhe objektet e tjera të kohës së lirë dhe argëtuese, mbyllja e të cilave gjatë vitit të kaluar ka shkaktuar shumë shqetësime.

Zurab Pololikashvili, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit të Organizatësë së Kombeve të Bashkuara, bëri thirrje për miratimin global të pasaportave të vaksinimit si pjesë e masave më të gjera që ai tha se ishin thelbësore për ta futur botën përsëri në lëvizje.

“Përhapja e vaksinave është një hap në drejtimin e duhur, por rifillimi i turizmit nuk mund të presë”, deklaroi ai një takimi të Komitetit Global të Krizave të Turizmit të UNWTO në Madrid.

“Vaksinat duhet të jenë pjesë e një qasjeje më të gjerë, të koordinuar që përfshin certifikata dhe leje për udhëtime të sigurta ndërkufitare”, tha Pololikashvili.

Thirrjet nga disa vende europiane për të krijuar një certifikatë vaksinimi të njohur ndërkombëtarisht këtë javë e shtynë Bashkimin Europian të debatojë për masën, edhe pse valët vdekjeprurëse Covid-19 vazhdojnë të shkatërrojnë kontinentin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close