KOASh-i: kishë greke dhe private

/Nga Atë Foti Cici
Çdo kishë kombëtare ka një kalendar vendor, për të nderuar pararendësit, themelvënësit, ndriçuesit, dëshmorët dhe heronjtë e një kishte vendore! Në të kundërt, të vetmet ngjarje që u përkujtuan gjatë muajit të fundit në hapësirën mediatike të KOASh-it ishin vetëm dy: vdekja e mitropolitit antishqiptar të Kosturit, Serafim Papakostas (30 dhjetor) dhe emri i kryepeshkopit antishqiptar Α. Janullatos (22 janar).
Duhet shënuar gjithashtu se kryepeshkopi Janullatos ka krijuar një kalendar me dhjetë kremtime personale për gjithë vitin kishtar, siç mund të lexohet në mbyllje të këtij shkrimi, të cilin kalendar personal ia imponon Kishës sonë çdo vit, me përdhunë ekonomike dhe politike!
Duke u përqendruar në muajin e fundit, ka disa data që vetëm një regjim antishqiptar do t’ia mohonte KOASh-it:
24 dhjetor 1917: u vra Atë Stath Melani.
30 dhjetor 1985: vdiq Theofan Popa.
6 janar 1882: lindi Imzot Fan Noli.
12 janar 1895: lindi dëshmori Atë Aleks Lipe.
13 janar 1871: lindi Mihal Grameno.
14 janar 1948: u pushkatua Atë Gjergj Suli.
20 janar 1956: vdiq ish-Mitropoliti i Korçës Jerotheo Anton Jaho.
Ka edhe emra e ngjarje të tjera to Ortodoksisë Shqiptare, siç përpiqem t’i kumtoj në faqen time këtu, por këto që shënoj më sipër janë thelbësore dhe nuk ka se pse t’i mohohen një kishe kombëtare, siç bën regjimi mafioz që ka kapur Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila funksionon si kishë sa greke aq dhe private.
Ju lutem më thoni: Përse komuniteti ortodoks në Shqipëri duhet të privohet nga sfondi vendor dhe kombëtar dhe nuk duhet të ketë të drejtë të nderojë emrat e përveçëm më sipër?
Më thoni, nëse jam gabim, se ndoshta po marr në qafë edhe të tjerë. Më thoni, se nëse nuk më thoni, si do ta kuptoj, si mund të pendohem e si mund të ndryshoj, aq më tepër kur unë besoj se kjo që po ndodh në kishën tonë nuk ka asnjë lidhje me Krishtin?
* * *
Në lidhjen në fund të postimit mund të shihni videon nga festa e emrit të kryepeshkopit të premten e kaluar (22 janar), një nga dhjetë kremtimet personale të Janullatosit. Si gjithmonë, edhe në këtë rast foli greqisht, për të dhënë shenjën dhe semiotikën përkatëse në kryekishën e kryeqytetit të Shqipërisë.
Shihni e dëgjoni në video dhe fjalën adhurimore të Mitropolitit të Fierit, hirësi Nikollës (Adrian Pelivan Hyka), i cili himnon si gjithmonë shkombëtarizuesin e KOASh-it, për interesa personale, familjare dhe fisnore.
Është e çuditshme se pse e quajnë Nikolla, kur ky e ka ndryshuar zyrtarisht emrin në Gjendjen Civile nga Adrian në… Nikolaos!
Ja të dhënat zyrtare.
Emri: Nikolaos.
Atësia: Pelivan.
Amësia: Mimnushe.
Datëlindja: 26.01.1972 (Zhupan, Fier).
Edhe minoritarët grekë në Shqipëri nuk i vënë emrit “s” në fund, por ja që këtë e bëka një mysliman!
Në vend të Nikollë, Nikolla a Niko, siç mund të bënte një shqiptar, Adrian Pelivan Hyka e bëri Nikolaos!
Përse i duhet një zyrtari dhe rezidenti shqiptar tjetërsimi i emrit në Nikolaos, aq më tepër kur ai nuk jeton në Greqi?
* * *
Me këtë rast, tani që kam të dhënat e verifikuara në dorë, po bëj dhe disa qartësime për disa pasaktësi që ekzistojnë në komunitetin ortodoks.
Gabimisht qarkullon në kishat tona se emri i nënës së mitropolit të Elbasanit, hirësi Andoit (Artan Lutfi Merdani) është Qefsere.
Të dhënat zyrtare janë si më poshtë:
Emri: Andon (i ndryshuar nga emri i mëparshëm Artan).
Atësia: Lutfi.
Amësia: Lumturi.
Datëlindja: 07.12.1969 (Tiranë).
Po kështu gabimisht është futur emri Shaban, si emri i babait të Mitropolitit të Korçës, hirësi Joanit (Fatmir Pelushi).
Të dhënat zyrtare figurojnë si më poshtë:
Emri: Joan (i ndryshuar nga emri i mëparshëm Fatmir).
Atësia: Abedin.
Amësia: Shaze.
Datëlindja: 2 janar 1956 (Tiranë).
Siç duket nga të dhënat zyrtare më sipër, qartësohen edhe dy detaje të tjera që qarkullojnë në biografitë e hirësi Pelushit: datëlindja nuk është 1 janar, por 2 janar, si dhe feja e nënës nuk është ortodokse, siç është spekulluar më parë, por myslimane!
Përsa i përket ndryshimt të dalëlindjes së hirësi Joanit, nuk dihet se pse mitropoliti e ka lejuar këtë gabim.
Meqë ra fjala për zyrtarë të lartë të KOASh-it, po e përfundoj sot me një tjetër qartësim.
Emri i babait të shefit të propogandës anastasiste (Zyra e katekizmit), z. Miron Çako, nuk është Abdurrahman, por si më poshtë:
Emri: Miron.
Atësia: Sabaudin.
Amësia: Fatbardha.
Datëlindja: 02. 04. 1968.
Qarkullimi i disa emrave myslimanë të pasaktë tregon se kryesia e KOASh-it, e përbërë nga grekë dhe myslimanë, ka fituar duke shkombëtarizuar komunitetin ortodoks, por ka dështuar për të fituar mirëbesimin dhe dashurinë e shqiptarëve ortodoksë.
Përkundrazi, imponimi i myslimanëve në krye të KOASh-it ka ringjallur paragjykimet e vjetra brendashqiptare, të cilat i dinim të kapërcyera. Kjo duket kur ortodoksët përpiqem të gjejnë emra arabë për prindërit e udhëheqësve kishtarë, përderisa këta e fshehin prejardhjen myslimane, në një kohë kur kudo gjetkë njerëzit nuk i fshehin emrat e prindërve, por i dëshmojnë me detyrim të brendshëm dhe krenari njerëzore!
* * *
Ndërsa kryepeshkopi Janullatos ndalon rivendosjen dhe nderimin e figurave kombëtare të Kishës sonë në Shqipëri, ai i ka imponuar KOASh-it një listë të gjatë përvjetorësh personalë, si asgjëkundi në botën ortodokse:
1. Ditëlindja
2. Dorëzimi në dhjakon
3. Dorëzimi në prift
4. Dorëzimi në Peshkop
5. Zgjedhja si Eksark Patriarkal
6. Zgjedhja si Kryepeshkop
7. Fronëzimi si Kryepeshkop
8. Emri: Shën Anastas Persiani, dhe
9. prapë emri: Ngjallja – Anastasis
10. Përurimi i Katedrales me Emrin e Tij (Anastasis = Ngjallje).
E të tjera kremtime diktatoriale, për të shuar sëmundjen e madhe spirituale dhe psiqike!
* * *
Kremtore anastasiste, më 22 janar 2021:

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close