Pandemia ka sjellë çrregullime psikike te fëmijët

ATSH-DPA/ – Ka pasur shumë më shumë raportime për dhunë dhe abuzim në familjet britanike që nga koha kur filloi kriza e koronavirusit.

”Numri i thirrjeve nga prindërit, të shqetësuar për mirëqenien e fëmijëve të tyre, është rritur 53% nga koha para pandemisë”, njoftoi dje Shoqata Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPCC).

Më shumë se 30 thirrje urgjence u morën çdo ditë, ndërkohë që organizata paralajmëroi se numri mund të rritet më tej nëse bllokimi vazhdon me mbylljen e shkollës dhe kufizimet e gjera të lëvizjes jashtë shtëpisë.

“Rreziku i abuzimit në familje është rritur në nëntë muajt e fundit me familje që jetojnë nën presion në rritje dhe prapa dyerve të mbyllura”, tha Anna Edmundson, shefe e politikës në NSPCC.

”Për më tepër, kërcënimet ndaj mirëqenies së fëmijëve janë tani më të zakonshme sepse fqinjët punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë. Veçanërisht, kishte më shumë prova të zënkave që zgjasnin me orë dhe fëmijë që ulërinin”, theksoi ekspertja.

”Qeveria duhet të përfshijë dispozita shtesë për fëmijët”, shtoi ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close