Gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë​

Ministria e Infrastrukturës njofton se kompanitë e mirëmbajtjes në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit kanë intervenuar  me kripë për shkak të temperaturave të ulëta si dhe intervenohet gjithashtu edhe ne pastrimin e erodimeve te shkaktuara pas reshjeve  në rrugë për shkak të sigurisë në komunikacion.

“Ka pas intervenime për largimin e borës në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës:  Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan si dhe në dy  Auto-udhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. Të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përveç rruga nacionale N2 -QMI-ja  ka rrjedhje të ujërave  dhe paraqet pengesa në qarkullimin normal të komunikacionit. Në këtë vend do të intervenohet posa të përmirësohen kushtet atmosferike, për ta zgjidhur problemin që paraqitet në rastet kur ka reshje të mëdha të shiut. Kompania projektuese që është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do ta krijojë një plan për shkarkimin e këtyre ujërave dhe do të intervenohet për ta tejkaluar këtë problem të vjetër”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc rruga është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet. Ne këtë segment rrugor është duke u punuar në vendosjen e urës metalike nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

MI këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close