Kosova poltike në prag të vitit 1989!

/Nga Gëzim Mekuli

Janë tri institucione, është KQZ, është media shqipe e prirë nga televizioni publik i Kosovës (RTK) dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës që po e rikthejnë Kosovën si politikë në vitin e zi, atë të 1989-ës.
Edhe në vitin 1989, me shumicë votash u suprimua kushtetuta e vitit 1974. Ëdhe në vitin 1989, sikurse dhe sot në vitin 2021 për vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ato të KQZ-së, kishte intelektual, biles kishte shumë gazetarë e akademikë, që thonin se “Kosova nuk humbë asgjë me ndryshimet Kushtetuese të Serbisë”.
Dihet se ndryshimet kushtetuese të Serbisë sollën censurën mediatike dhe gjendjen e jashtëzakonshme që destabilizuan, provokuan dhe rënduan keq situatën politike, sociale e mediatike të Kosovës dhe, si rezultat i dhunës serbe, detyroj shqiptarët të organizoheshin për shtet, dinjitet e demokraci.
Këto lojëra e provokime të hapura, gjysmë të hapura e tinzake janë duke irituar dhe provokuar mbi 90% të shqiptarëve të Kosovës. Sepse shqiptarët duan ndryshimin, e jo destabilizimin. Duan demokracinë e jo autokracinë.
Kërkoj nga klasa politike në Kosovë, si dhe nga ambasadorët e akredituar në Kosovë, të mos nxisin me fjalë e deklarata të pamatura, e të mos marrin pjesë në grusht shtetin që po organizohet kundër Qeverisë së pakorruptuar e kundër Kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit.
Ftoj mediat shqipe të mos marrin pjesë në forcimin e parafashizmit e të anarkisë në Kosovë.
Qytetarët e Kosovës duan ndryshimin, sinjale ka mjaft.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close