Kryesuesi i Këshillit Porkurorial të Kosovës në takim te U.D. Vjosa Osmani

Kryesuesi i Këshillit Porkurorial të Kosovës, Jetish Maloku, është pritur sot në takim nga U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit për medie, U.D. Presidentes Osmani fillimisht e ka përgëzuar Kryesuesin Maloku për pozitën e re të Kryesuesit të Këshillit, duke i uruar fat e sukses në detyrën që ka marrë.

“Gjatë këtij takimi, U.D. Presidentes Osmani dhe Kryesuesi Maloku kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në vend, sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial dhe për proceset e emërimeve, riemërimeve dhe dekretimeve të prokurorëve të rinj, duke u dakorduar që këto procese të zhvillohen me integritet të lartë.

Ndërkaq, Kryesuesi Maloku, ka njoftuar U.D. Presidentes Osmani, se prioritet i tij është ngritja e besueshmërisë së publikut në sistemin prokurorial, reduktimi i lëndëve të vjetra, rritja e numrit të prokurorëve, përmirësimi i infrastrukturës, plotësimi i kornizës ligjore për të gjitha proceset e punës, vlerësimi i rregullt i performancës dhe rastet disiplinore të proceduara me kohë.

Gjithashtu, Kryesuesi Maloku, ka potencuar se synim i tij është vazhdimi i bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të arritjes së objektivave të sistemit prokurorial”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të konsolidimit të institucioneve dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close