Tualetet publike të Romës antike

Pse tualetet publike të Romës antike ishin vendi më i rrezikshëm i qytetit. Cili ishte “sfungjeri i drurit” që përdornin për t’u pastruar.
Romakët ishin ndjekës të denjë të helenëve në fushat e shkencës, filozofisë dhe arteve, duke kontribuar vendosmërisht në evolucionin e civilizimit perëndimor. Anasjelltas proporcionale ishte përparimi i tyre në fushën e higjenës.
Tualetet publike të Romës nuk kishin asnjë lidhje me banjot e famshme romake, të cilat ishin vende relaksimi dhe përtëritjeje për qytetarët.
Tualetet ishin vende të tmerrshme. Në zonat e rrethuara, të cilat gjendeshin në pjesë të ndryshme të qytetit, kishte pesëdhjetë legenë, njëri pranë tjetrit, pa asnjë ndarëse. Këto ishin struktura të vogla guri me një hapje në qendër, të cilat ishin të lidhura me sistemin e kanalizimeve të Romës. Përveç të sikletshme, ishin jashtëzakonisht të rrezikshme.
Problemi kryesor ishte se pothuajse asnjëherë nuk pastroheshin, kështu që shndërroheshin në vend grumbullimi gjigande mikrobesh. Shumë shpesh minjtë dhe brejtësit e tjerë “kërcenin” nga legenët e vegjël, duke kafshuar romakët e pafat në vendet intime. Shumë burra infektoheshin dhe vdisnin nga traumat, ndërsa të tjerë vuanin nga dhimbjet dhe terapitë e dhimbshme.
Procesi i neveritshëm i vizitës në tualet, megjithatë, nuk mbaronte këtu. Në vend të shpikjes moderne të letrës higjienike, përdornin të ashtuquajturin ”xylospongium” për t’u pastruar. Ishte një copë druri e gjatë me një sfungjer të lidhur rreth tij. Në secilin tualet kishte vetëm disa, që i mbështesnin në një burim me ujë të ndyrë. Qytetarët i lagnin, i përdornin dhe më pas i vendosnin përsëri në vendin e tyre. Ashtu si legenat, sfungjerët nuk pastroheshin kurrë. Natyrisht, romakët kishin kombinuar vizitën në tualet me diçka të pakëndshme. Sidoqoftë, në vend që t’i atribuojnë sëmundjet dhe sulmet e brejtësve të egër mungesës së higjenës, preferuan të besojnë se ishin pasoja të zemërimit të perëndive.
Në këtë drejtim, filluan edhe mënyrat e trajtimit të tyre. Gdhendnin magji në mure për të zmbrapsur shpirtrat e këqij. Disa madje i dekoruan me afreske të tëra të perëndive. Arkeologët kanë gjetur qindra përshkrime të perëndeshës Fortuna, perëndeshë e fatit, në rrënojat e tualeteve të lashta. Një praktikë tjetër e zakonshme e romakëve ishte të vizatoni karikatura qesharake në mure. Mendonin se e qeshura i largonte demonët dhe se nëse do të qeshnin ndërsa ishin ulur në legen, do të kishte më shumë të ngjarë të mbijetonin.
U deshën shumë shekuj për të kuptuar se ajo që ata vërtet kishin nevojë ishin rregullat themelore të higjienës. Dhe kaluan më shumë derisa t’i zhvillojnë dhe të mësonin si t’i zbatonin në mënyrë efektive.// K.E

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close