Angela Merkel humb durimin

Nëse i beson gazetës “Bild”, kancelarja Merkel duket se është e shokuar me mënyren, se si po luftohet pandemia në Gjermani. A e kemi humbur kontrollin mbi virusin? Jens Thurau komenton

A ndodhet Gjermania në pandeminë e Coronës në një “fuçi baruti”? A i ka “rrëshqitur situata nga duart” përgjegjësve? Nëse është e vërtetë sikur edhe gjysma e citateve, që sipas “Bild” ka dalë nga një lidhje e brendshme e kancelares Merkel me landet, atëherë kemi të bëjmë me një kancelare që përfundimisht e ka humbur durimin. “Ne duhet të jemi më rigorozë, ndryshe brenda 14 ditësh, do jemi sërish aty ku ishim”, duket se ka thënë Merkel. Se në ç’gjendje ndodhet kancelarja, këtë e tregon edhe reagimi i saj për dëshirën e madhe për udhëtim të gjermanëve. “Gjatë krishtlindjeve kanë fluturuar 50.000 vetë në ishujt Kanare dhe Maledivet”, duket se ka thënë ajo. Dhe më tej: Njëqind herë ajo e ka pyetur veten, pse nuk ndalohen udhëtime të tilla? Dhe merr një përgjigje që më shumë lidhet me ish-qytetarët e RDGJ-së, se Gjermania është tanimë një vend i lirë. Nëse vërtet janë përdorur këto fjalë, dhe Merkel ka marrë gjithmonë këtë përgjigje, me të drejtë ajo është e prekur. Edhe mohuesit e Coronës, pjesërisht ekstremistë të djathtë, i referohen me dëshirë biografisë së Merkelit nga RDGJ-ja, kur përmendin kufizimet e të drejtave qytetare që për ta janë të padurueshme.

Forca duruese e Merkelit është legjendare

Vërtet Gjermanisë i ka rrëshqitur situata nga dora? Fakt është që shifrat e infektimeve janë duke rënë, por jo aq shpejt sa duhet, para përhapjes së mutacioneve të rrezikshme të virusit në Gjermani. Po ashtu ajo që dihet, është, se është humbur shumë kohë me miratimin e ngadalshëm  të vaksinës nga BE, që tani po ofrohet me vonesë. Dhe është një shenjë shqetësuese, kur kancelarja legjendare për fuqinë e saj duruese ndër vite e në negociata të panumërta e humbet durimin.

Merkel është në vitin 2021 atë që shumë amerikanë e quajnë “lame duck”, e pafuqishme. Ajo largohet në vjeshtë nga zyra e kancelares. Të gjithë e dinë këtë, prandaj edhe fjala e saj nuk e ka më atë peshë si në vitet e mëparshme. Në një kohë që për zbatimin e vendimeve, janë përgjegjës landet. Shumë nga kryeministrat, me të cilët Merkel duhet të negociojë, duan të rivotohen sërish, dhe e dinë, se sa të lodhur janë njerëzit dhe sa i dëshirojnë lirimet e masave.

Por Merkel nuk dëshiron të fund të pandemisë, të qëndrojë si ajo që në metrat e fundit të mandatit të saj qeverisës dështoi në luftimin e pandemisë. Pasi e mundi krizën financiare, i la pas debatet e ashpra për valën e refugjatëve në vjeshtë të vitit 2015 si dhe në vitet më pas. E më pas Donald Trump, presidenca e të cilit nuk ishte një kohë e lehtë për Merkelin.

Ankesë në nivel luksi

Përveç kësaj me siguri jo pa të drejtë, është e mendimit, që njerëzit në Gjermani në kohën e pandemisë, ankohen në nivel luksi. Edhe kufizimet e “lockdownit” të tanishëm, që po tregon efektin e vet, nuk është edhe aq i ashpër, si në Itali, Francë apo Spanjë. Me fjalë të tjera: restorantet e mbyllura, udhëtimet e anuluara dhe disa javë pa një model të ri flokësh janë për kancelaren të përballueshme. Megjithatë ajo këtu nuk ka parasysh fatin e shumë pronarëve të restorantëve apo krijuesve që si mijëra të vetëpunësuar të tjerë rrezikojnë ekzistencën ekonomike.

Pandemia në Gjermani është një garë me kohën. Fillimi me ngecje i procesit të vaksinimit të zemëron, më shumë kufizime se ato kemi tani vështirë se do të pranohen. Takimet e pafund të kancelares me kryeministrat e landeve janë bërë të lodhshëm. Mbetet gati vetëm shpresa që skenarët e frikshëm për mutacionet e virusit nuk do të bëhen realitet. Në moment Gjermania duket sikur nuk di ç’të bëjë më tej. Pranvera dhe me të edhe kthimi i ngadalshëm në normalitet duken ende shumë larg.

 

  • Data 27.01.2021
  • Autor Jens Thurau/dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close