Bisedë telefonike Biden-Putin

ATSH-AFP/ – Presidenti i ri amerikan, Joe Biden zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin për herë të parë që prej hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për disa çështje në qendër të tensioneve mes dy vendeve rivale.

“Ai i telefonoi presidentit Putin me synimin për të diskutuar në lidhje me vullnetin tonë për të zgjatur me pesë vjet “New Start, traktatin për çarmatimin dypalësh që përfundon në fillim të shkurtit, por gjithashtu për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për sovranitetin e Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Joe Biden shprehu gjithashtu shqetësimin për helmimin e Alexei Navalny, opozitari rus i arrestuar nga Moska më 17 janar me rikthimin e tij në Rusi, pas një qëndrimi pesë mujor në Gjermani si dhe për trajtimin e manifestuesve paqësorë nga forcat ruse të sigurisë.

Mes çështjeve të diskutuara nga presidenti amerikan bënin pjesë gjithashtu ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA, sulmi i fundit kibernetik kundër ministrive amerikane atribuar nga Uashingtoni për Moskën dhe informacionet, të minimizuara nga paraardhësi i tij, Donald Trump, sipas të cilave Rusia kishte paguar rryshfete për talebanët për të vrarë ushtarët amerikanë.

“Presidenti rus, Vladimir Putine shprehu mbështetje nga ana e tij për një normalizim të marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së, që sipas tij do të ishte në interes të dy vendeve, por gjithashtu edhe të të gjithë komunitetit ndërkombëtar duke pasur parasysh përgjegjësinë e tyre në mbajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në botë”, theksoi presidenca ruse./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close