Edhe për këtë gjë përdoret fshesa elektrike

ATSH-DPA/ – Një gjykatë gjermane dënoi një burrë me katër vjet e gjysmë burg për përdorimin e një fshesë me korrent për të vjedhur para nga një supermarket.

Burri “pastroi” 60 000 euro (72 700 dollarë) nga një kasafortë në një supermarket në qytetin e vogël jugor gjerman të Tauberbischofsheim, pasi sulmoi arkëtarin me armë.

Ai u akuzua për grabitje të armatosur dhe sulm që shkaktoi dëmtime trupore.

I pandehuri 30-vjeçar tha se fshesa me korrent kishte qenë sugjerim i bashkëpunëtorit të tij, i cili ishte drejtuesi i supermarketit.

Prokuroria tha se krimi ishte kryer nga katër bashkëpunëtorë, i pandehuri, një punonjës tjetër i supermarketit, një shofer dhe menaxheri i supermarketit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close