Kosnett: Marrëveshja e Uashingtonit mbetet në fuqi derisa….

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik.

Ai në një intervistë për RTK konsideron se marrëveshja e 4 shtatorit mbetet në fuqi derisa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm në të ardhmen.

“Javën e kaluar, gjatë seancës dëgjimore për konfirmim para Senatit të SHBA-së, Tony Blinken, i cili është i zgjedhuri i presidentit Biden për postin e sekretarit të Shtetit, tha se ai duartrokit punën që është bërë nga administrata e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë. Kjo është në kontekst të përgjigjes së pyetjes që të gjithë po e bëjnë ‘a është marrëveshja e Uashingtonit ende në fuqi? A synon administrata e Bidenit që të vazhdojë punën e bërë nga administrata paraprake?’ dhe përgjigjja në thelb për këto dy pyetje është po, ne e konsiderojmë marrëveshjen e Uashingtonit në fuqi derisa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm që mund të bëhet në të ardhmen dhe pres që do të vazhdojmë të punojmë mbi punën e bërë më herët”, është shprehur diplomati amerikan.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close