Kjo platformë ndërlidh nivelet e arsimit para-universitar me shërbimet e Microsoft Office 365 dhe ofron mundësinë që 345,000 nxënës dhe të gjithë mësimdhënësit në Kosovë të kenë adresën e tyre unike të postës elektronike për t’u kyçur në shkollat.org dhe të kenë çelësin e programit shkollor të digjitalizuar të Kosovës nga 1 shkurt 2021.

Mbi 14.000 video mësimore dhe jo vetëm, do të ngarkohen në platformë nën mbikëqyrjen e MASH.

Ministri Likaj ka falënderuar Unicef Kosovo Programme për mbështetjen e vazhduar në çdo formë për arsimin në Kosovë.

Ndryshe, lansimi i platformës shkollat.org do të bëhet më 1 shkurt, në ora 15:00.